Fundi i NATO-s është afër, trondit ish-komandanti

NATO-ja mund t’i ketë ditët e numëruara, ka paralajmëruar një ish-komandant i NATO-s pas lëkundjes së angazhimit nga SHBA-ja nën presidentin Donald Trump.

Admirali James Stavridis, amerikan që shërbeu si komandant i NATO-s për Evropën mes viteve 2009-2013, ka thënë se bota demokratike mund të jetë dëshmitare e ditëve të fundit të Aleancës dhe fillimin e një “Organizate Evropiane”.

Insistimi i Donald Trumpit ndaj liderëve evropian që të ofrojnë më shumë buxhet për mbrojtjen e tyre, e kombinuar me përplasjen e famshme me Volodymyr Zelenskyn në Zyrën Ovale, ka nxitur shqetësime mes anëtarëve të aleancës.

“Mund të jemi para ditëve të fundit të NATO-s”, ka thënë admirali Stavridis për CNN-in. “Kjo është një çështje shumë e rëndësishme se kë do ta përkrahni? Një demokraci që është nën sulm, apo do ta përkrahni një diktator në Moskë?”.
“Kjo do të lërë një shenjë të thellë në zemrën e aleancës dhe do të gjakosë përtej Ukrainës – nëse duhet t’i besohet SHBA-së si partnere”, ka thënë ai.

“Mund të shohim fundin e NATO-s dhe fillimin e asaj që mund të quhet Organizata e Traktatit Evropian (ETO)”, ka theksuar admirali.Admirali ka thënë se në Moskë mund të jenë hapur shishet më të mira me vodka pas asaj që ndodhi në Shtëpinë e Bardhë.

“Donald Trumpi e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të marrë pjesë në ndihmën që Ukraina të ecën përpara. Është gabim gjeopolitik. Tani është vëmendja te Evropa që do të aktivizohet”, ka theksuar ai.

“Sikur të isha evropian tani do të thosha: ‘më duhen më shumë shpenzime, më duhen kompanitë evropiane të mbrojtjes që të angazhohen, më duhet një forcë e armatosur evropiane, më duhet një strukturë komanduese jashtë NATO-s’”, ka thënë Stavridis./Paparaci.com.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here