Francezi nis angazhimin e tij për propagandë kundër Kosovës, të deleguar nga presidenti Vuçiq – I paraqet kosovarët si ekstremistë

Francezi Arnaud i cili tashmë është angazhuar në punën e tij të re që ia ka deleguar presidenti serb Alkeksandar Vuciqi.

Arnaud Gouillon, përfaqësues i së djathtës ekstreme franceze, i njohur për qëndrimet e tija raciste ndaj Kosovës, ka një detyrë të re në qeverinë e Serbisë – do të udhëheq ekipit që sipas pretendohet të luftojë “lajmet e rreme” për Serbinë në mediat botërore.

Mes tjerash ai njihet për propagandë.

Kështu ka vepruar edhe këtë herë. Tash nën petkun e Vuciqit, francezi “non-grata” në Kosovë ka nisur dezinformimin dhe propagandën duke shfrytëzuar platformën X.
Cak i tij këtë herë ishte paraqitje e Kosovës dhe popullit kosovar si ekstremistë.

Me anë të një videoje ku ka paraqitur Manastirin e Decanit dhe një video të Sanije Ahmetit politikane në Zvicër, francezi ka etiketuar Kosovën si shtet ekstremist.

“Thuaj jo ekstremizmit shqiptar të Kosovës”, ka shkruar ai lart videos propaganduese për Kosovën.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here