Flet punëtorja që u largua nga puna pasi s’pranoi ta prishë agjërimin: Na larguan në ditën e tretë

Një fabrikë e mobiljeve në Suharekë, ka detyruar punëtorët të heqin dorën nga agjërimi, si kusht që ta vazhdojnë punën aty.

E ata që nuk e kanë pranuar këtë kusht, janë larguar nga puna. Në lidhje me këtë sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova ka folur njëra nga punëtoret e larguara nga puna.

Gruaja, e cila ka dashur të mbetet anonim, ka bërë të ditur se u është thënë që duhet të zgjedhin mes punës dhe agjërimit.

“Largimi ka ndodhur për shkak të Ramazanit, që kemi qenë duke agjëruar, na ka thënë që kush agjëron, ose në punë ose në shtëpi, kemi qenë 12-13 persona duke agjëruar, tre persona nuk kemi pranuar ta prishim agjërimin dhe në ditën e tretë na kanë larguar nga puna”, është shprehur ajo.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights