Familja Salihu shtrin dorën e pajtimit me familjen e personit me të cilin u aksidentua për vdekje 26-vjeçari

Sot në varrezat e qytetit të Mitrovicës, në Shipol, është varrosur Qlirim Salihu, i cili vdiq mbrëmë në një aksident fatal në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Shipol, shkruan Jepi zë.

Ai nuk mundi t’u mbijetojë lëndimeve që mori në një ndeshje me një veturë. Qlirim Salihu ishte në orar të punës dhe po shpërndante ushqim me motor.

Familja e të përfshirit në aksident ishin sot pjesëmarrës në varrimin e 26 vjeçarit. Me ndërmjetësimin e hoxhes mitrovicas, Fatmir Latifit, atyre i shtriu dorën familja Salihu.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here