Familja hap të pamen për 25 vjeçarin që vdiq mbrëmë në aksidentin në Gjakovë

Familjarët e 25 vjeçarit të vdekur në aksidentin në fshatin Skivjat të Gjakovë kanë hapur dyert për të ngushëllime në Dobrushë të Istogut.

Si pasojë e këtij aksidenti mbeti një i vdekur dhe një i lënduar.

Këto informacione për Gazeta10 i ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Skivjan-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjet udhëtarësh. Për pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Më vonë jemi njoftuar se njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights