Eurodeputeti holandez: Askush nga Serbia nuk u dënua për sulmin në Banjskë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka kërkuar nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që t’i heqin masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Ai mes tjerash pret një rishikim të procesit të dialogut sepse sipas tij nuk është duke dhënë rezultate.

Nuk po sheh rezultate nga procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që po ndërmjetësohet nga blloku evropian.Andaj, deputeti holandez ne Parlamentin Evropian, Thijs Reuten thotë se ka ardhur koha që të rishikohen disa gjëra.

Politikani holandez deklaron se evropianët duhet të jenë më të rreptë karshi Serbisë sepse kjo e fundit po luan rol destabilizues në rajon.
Ai i ka bërë thirrje shtetit serb që të jetë më konstruktiv dhe të fokusohet drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.Duhet ta rishikojmë procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë sepse nuk është duke prodhuar rezultatet qe do të donin t’i shihnim. Sa i përket mendimit tim duhet të jemi më të rreptë ndaj Serbisë sepse ajo po vazhdon të luaj një rol destabilizues në rajon. Unë dua ta shoh Serbinë që të bëjë hap drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian sepse kjo do të ishte mirë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shprehet Reuten për Tëvë1

Në anën tjetër, Reuten ka kërkuar që të largohen masat ndëshkuese ndaj Kosovës sepse siç konsideron ai janë të padrejta.
Ai thotë se gjatë kësaj periudhe ka pasur incidente më të mëdha që kanë mbetur pa ndëshkuar, duke përmendur këtu sulmin paramilitar në Banjskë.

“Masat ndëshkuese asnjëherë nuk duhej vendoseshin ndaj Kosovës. Ka pasur incidente edhe më të mëdha që kanë mbetur pa u ndëshkuar siç ishte sulmi në Banjska. Askush deri më tani nga qeveria Serbe nuk është ndëshkuar. Natyrisht që Kosova duhet të përmirësohet në disa çështje, por masat ndëshkuese nuk janë fare të arsyeshme. Kosova nuk ka qenë dhe nuk është një faktor destabilizues në rajon. Ka ardhur koha që shtetet anëtare të bllokut t’i heqin këto masa ndëshkuese ndaj Kosovës”, thotë eurodeputeti.

Të enjten më 24 tetor, në Bruksel pritet të zhvillohet rundi i ri i takimeve në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here