Kompania australiane EOS (Electro Optic Systems Holdings Limited) ka siguruar një kontratë prej 71.4 milion € për të eksportuar një sistem armësh me laser me energji të lartë, i projektuar për të shkatërruar tufa dronësh.
Kontrata u lidh me një vend anëtar të NATO-s në Evropë. Ky është eksporti i parë i këtij lloji në botë për një sistem laserik të klasit 100kW.
Sistemi me laser i montuar në kamion mund të shkatërrojë deri në 20 dronë në minutë me saktësi absolute, me një kosto më pak se dhjetë cent për shkrepje. Ky sistem është projektuar për të qenë një përgjigje efektive dhe e lirë ndaj sulmeve masive me dronë.
Sistemi është rezultat i tre viteve testim dhe zhvillimi strategjik. Prodhimi, shpërndarja e pjesëve të këmbimit, trajnimi dhe dokumentacioni do të realizohen midis viteve 2025 dhe 2028, në ambientet e kompanisë EOS në Singapor.
Artikulli detajon më tej se sistemi i ri shënon një hap të madh përpara për EOS, e cila tashmë njihet për zgjidhjet e saj kundër dronëve me armë kinetike. Teknologjia integron algoritme të avancuara, radar, zbulim kërcënimi dhe sisteme bllokimi të rrezeve për saktësi maksimale. Sistemi do të prezantohet gjithashtu në DSEI 2025 në Londër./Korrespodenti