Ekspertët e gjuhës së trupit zbulojnë kuptimin e gjestit të Putinit nën hijen e bombarduesve amerikanë

Takimi i shumëpritur mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin në Anchorage, Alaska, më 15 gusht, nuk solli marrëveshje konkrete për luftën në Ukrainë. Megjithatë, një detaj gjatë ceremonisë së pritjes tërhoqi vëmendjen: reagimi i Putinit ndaj fluturimit të avionëve luftarakë mbi bazën ushtarake amerikane ku u zhvillua takimi, shkruan Korrespodenti.

Sipas UNILAD, të dy liderët u takuan në bazën më të madhe ushtarake të Alaskës, Joint Base Elmendorf-Richardson. Pasi zbritën nga avionët e tyre dhe ecnin mbi qilimin e kuq, katër F-35 dhe një bombardues B-2 Spirit kaluan mbi kokat e tyre. B-2, i njohur si simbol i fuqisë amerikane, është i aftë të mbajë armë konvencionale dhe bërthamore. Në ato momente, kamerat regjistruan një gjest të veçantë të Putinit.

Gjest i formuar nga trajnimi i KGB-së

Ekspertja e gjuhës së trupit dhe psokologia Inbaal Honigman tha për UNILAD se Putin reagoi menjëherë ndaj zhurmës së avionëve. Ai e drejtoi shikimin lart dhe e forcoi dorën mbi xhep. Sipas saj, ky reagim lidhet me të ashtuquajturën “Gunslinger Gait”, një stil ecjeje i formuar nga trajnimi në KGB, ku njëra dorë qëndron gjithmonë e lirshme, ndërsa tjetra është gati për të vepruar.

“Edhe pas dekadash karriere diplomatike, ai ende është i gatshëm për aksion. Nuk mbështetet vetëm te rojet e tij. Nëse diçka ndodh, Vladimir do ta përballet vetë me sfidën që i vihet përballë”, theksoi Honigman.

Teksa kamerat filmuan spektaklin ajror, të dy liderët shfaqën emocione të ndryshme. Sipas Honigman, Trump u duk krenar, duke bashkuar duart dhe duke i ofruar një prekje miqësore Putinit. Nga ana tjetër, presidenti rus nuk e fshehu entuziazmin, duke ndjekur me sy dhe kokë çdo moment të fluturimit.

“Putin u përkul disa herë me kokë, duke treguar respekt për gjestin e fuqishëm të Trumpit,” shtoi ajo.

Jo të gjithë e panë këtë moment si akt mikpritjeje. Eksperti tjetër i gjuhës së trupit, Darren Stanton, i tha UNILAD se fluturimi i avionëve ishte gjithashtu një mesazh fuqie nga ana e Trumpit.

“Sipas shumë kritikëve, kjo nuk ishte thjesht një mirëseardhje, por një mënyrë për të thënë: ‘Unë i kam armët, i kam pajisjete luftës’”, u shpreh Stanton. /Korrespodenti

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME