Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në Podujevë, si pasojë e të cilave janë arrestuar dy persona, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Gazeta Sinjali personat e arrestuar që dyshohen për rastin janë: S.F dhe L.F.
Gazeta Sinjali raportoi se njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë nga një furgon, në rrugën “Zahir Pajaziti”, afër mobishop Lila.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë treguar se tek i dyshuari S.F, Policia ka gjetur një armë të cilën e ka sekuestruar.
Policia është duke kryer hetimet e para, ndërsa me urdhër të Prokurorit, do të ndërmerren edhe veprimet e mëtutjeshme.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.