E la vetë fëmijën për 6 orë – kaq vite burgim rrezikon nëna nga Fushë Kosova

Avokati Arbër Jashari ka folur lidhur me rastin e arrestimit të një nëne në Kosovë, pasi la fëmijën vetëm në shtëpi për rreth 6 orë.

Jashari tha se gruaja rrezikon sipas kodit penal të Kosovës nga 3 muaj deri në 3 vite burg.

Ai tha gjithashtu se legjislacioni i Kosovës ka parashikuar një sërë mekanizmash për mbrojtjen e fëmijëve, që nisen prej parimit ku është interesi më i mirë i fëmijës.

“Kodi penal i Republikës së Kosovës e ka parshikuar si vepër penale kur prindi apo kujdestari që ka në kujdestari një fëmijë, e keqtrajton apo e braktis. Kjo është parashikuar si vepër penale në nenin 243 të kodit penal, i cili për këtë vepër ka parashikuar një dënim nga 3 muaj deri në 3 vite burgim, në varësi të pasojave të veprës penale.

Legjislacioni i Kosovës ka parashikuar një sërë mekanizmash për mbrotjen e fëmijës, që nisen prej parimit ku është interesi më i mirë i fëmijës. Në çdo komunë të Kosovës ekzistojnë qendra për punë sociale, që i takon të merren me përkujdesjen e fëmijës dhe të përcaktojë masa të caktuara”, tha Jashari në euro news.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights