Ka vdekur pjesëtari i Policisë së Kosovës nga Peja, Muhamed Çallakaj.
Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen Çallakaj.
Njoftimi i plotë:
Telegram ngushëllimi!
Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë
Muhamed Çallakaj familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta!
Sindikata e Policisë së Kosovës
I ndjeri Muhamed Çallakaj ka qenë veteran i UÇK-së.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e nesërme (31.05.2024), në varrezat e qytetit në Pejë, në orën 15:00.
Funerali niset nga shtëpija e të ndjerit, rruga “Fatmir Ukaj”.