Ka ndërruar jetë një zyrtare policore, shkruan GazetaBlic.Bëhet fjalë për Seniha Çerkezi.
Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Policisë së Kosovës.Postimi i plotë:
NJOFTIM PËRKUJTIMOR DHE NGUSHËLLIMI
Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtares policore Seniha Çerkezi, e cila shërbeu me përkushtim dhe devotshmëri në radhët e Policisë së Kosovës.
Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan punën e saj.
Seniha do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e saj të çmuar në mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve të Kosovës. Humbja e saj është e madhe për të gjithë ne, por kujtimi për të dhe vepra e saj do të mbeten gjithmonë të paharruara.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!
Sindikata e Policisë së Kosovës