E detyronte të bënte marrëdhënie seksuale dhe i merrte para së dashurës, policia e arreston “të fortin” nga Novobërda

Një person është arrestuar në Novobërdë nën dyshimin për veprat penale “Dhunim, detyrim dhe lëndim i lehtë trupor”.

Siç njofton Policia e Kosovës, përgjatë muajit janar-shkurt, personi në fjalë dyshohet se në vazhdimësi e kishte detyruar të dashurën e tij të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas policisë, i dyshuari obligonte të dashurën t’i jepte të holla në shuma të ndryshme.

“DHUNIM & DETYRIM& LËNDIM I LEHTË TRUPOR -Novobërdë Janar-Shkurt-2024 –NN . Me 11.05.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në vazhdimësi e kishte detyruar të dashurën e tij, viktimën femër kosovare të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj dhe herë pas here nën kërcënim e shantazhe, e kishte detyruar viktimën t’i jap para në shuma të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Insajderi.org/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here