Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi ka kryer veprën penale “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.
“Drejtoria e Hetimit për Krime Kibernetike pas veprimeve hetimore, ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur”, thuhet në raportin e policisë.
Lidhur me rastin pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.