4.7 C
Pristina
E mërkurë, 7 Janar, 2026

Droni “fantazmë” amerikan që i hapi rrugën Delta Force për të kapur Maduron

“Bëj gjëra të kota dhe do të shohësh çfarë të ndodh”, është doktrina popullore që SHBA-të kanë miratuar dhe zbatuar në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare, pas operacionit të rrufeshëm “Absolute Resolve” që u krijua për të arrestuar Nicolas Maduron dhe gruan e tij nga një bazë ushtarake në Karakas të Venezuelës.

Për të arritur qëllimin e tyre, Shtetet e Bashkuara përdorën – sipas Newsweek – të paktën një dron që mban emrin zyrtar RQ-170 Sentinel, i njohur gjerësisht si “Fantazma” ose “Bisha e Kandaharit”, i cili hapi rrugën për ndërhyrjen e ekipit elitar Delta Force.

Pamjet e shpërndara në internet treguan një avion RQ-170 Sentinel të Forcave Ajrore Amerikane që u ul në agim në një bazë në Porto Riko pas bastisjes së 3 janarit. Sipas raportit, të paktën një RQ-170 Sentinel ishte i përfshirë në operacionin e natës për të kapur presidentin venezuelian dhe gruan e tij, të cilin SHBA-të kanë thënë se nuk e njohin si udhëheqësin legjitim të kombit të Amerikës së Jugut.

Edhe pse thuhet se Sentinelet kanë qenë në shërbim për 20 vitet e fundit, Forcat Ajrore e kanë pranuar ekzistencën e tyre vetëm që nga dhjetori i vitit 2009, kur mbështesnin misionet në Afganistan.

Gjatë operacionit, droni ose dronët operuan mbi hapësirën ajrore të Venezuelës, veçanërisht rreth Karakasit, megjithëse rrugët e sakta nuk janë sqaruar për shkak të natyrës së tyre tepër sekrete.

Zyrtarë anonimë qeveritarë thanë se CIA i vendosi ato, të pazbuluara nga mbrojtja ajrore e vendit, mbi Venezuelë për muaj të tërë, duke i përdorur ato për të monitoruar lëvizjet e (ish-) Presidentit Maduro dhe për të ndërtuar një pamje të aktiviteteve të tij të përditshme para operacionit, raportoi New York Times.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME