32.7 C
Pristina
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Dramë në Vushtrri: Fajdegjinjtë shkojnë t’ia marrin shtëpinë viktimës

Dukuria e fajdeve në vendin tonë është e përhapur, qytetarët shpeshherë të zënë ngushtë nga hallet e ndryshme kanë ra pre e njerëzve të cilët përfitojnë nga gjendja e rënduar e tyre.
Në redaksinë e Lajmi.net është lajmëruar qytetari, Hysamedin Pirqi. i cili ka rënë pre e fajdeve, e për këtë ka edhe dëshmitar, F.M.

Viktima ka marrë një borxh prej 20 mijë eurove nga fajdegjiu, 17 mijë euro vlerë të automjeteve dhe 3 mijë euro para kesh.

Fajdegjiu duke e shfrytëzuar gjendjen e rënduar financiare të Hysamedinit, i cili nuk mund ta kthente këtë shumë ia rrit kamatën për rreth 35 mijë euro, pra ka kërkuar t’i kthehen 55 mijë.

Edhe pse familja e Hysamedinit nga Vushtrria, pranojnë që fajdegjiut t’ia japin 20 mijë euro, ky nuk pranon, pasi kërkon shumën prej 55 mijë eurosh.

E tashmë kjo çështje ka marrë kahje tjetër. Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës thuhet se ka asistuar që përmbaruesi të marrë shtëpinë e viktimës.

Ekipi i Lajmi.net ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Vushtrri ku, gruaja dhe djali i viktimës, pretendojnë se kur Hysamedini është marrë vesh për marrjen e këtij borxhi ka qenë nën ndikimin e alkoolit. /Lajmi.net/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights