Doktori i njohur shqiptar: Ja njeriu që krijoi COVID-in, i biri i një nazisti!

Kardiokirurgu i njohur shqiptar Edvin Prifti, pretendon në një status në FB se pas COVID-it qëndron një njeri: Peter Daszak.

“Ka ndodhur shpesh herë që e vërteta të fshihet, që ata që e kanë mbrojtur atë të shtypen, të vriten apo të prosvalden, shpesh herë edhe të injorohen, por në fund ajo është aq kokëfortë sa triumfon mbi çdo intrigë apo injorancë.

Tashmë, ai virus që e njohim si SarsCov 2 dhe që shkaktoi COVID 19, ka një emër krijuesi/projektuesi dhe ky është Peter Daszak, djali i një nazisti ukrainas në Luftën e Dytë Boterore, Bohdan Dayshak ose Daszak, sot president i EchoHealth Alliance apo sic konsiderohet në mediat amerikane si ‘Profeti i Purgatorit’. Mbase origjina e familjes s’do të thotë gjë, ose mbase është gjithshça!?”, shkruan Dr. Prifti.

Ai vijon më tej:

“Tashmë, e vërteta e cila po bëhet çdo ditë dhe më lakuriqe, ka vërtetuar që ky individ se bashku me kolegë të tij në Neë York dhe Ëuhan projektuan në vitin 2018 virusin në fjale dhe për krijimin e tij paraqitën projektin ‘Deffuse ne DARPA’ ( Defence Advance Research Projects Agency) ne vitin 2017.

Projekti, sikurse tashmë është vërtetuar, kishte të bënte me krijimin e një koronavirusi kimerik nëpërmjet inxhinierisë gjenetike, i cili të kishte të shtuar segmentin e furinës për të bërë patogen për njeriun dhe me pas efikasiteti i tij të vleresohej tek minjtë transgjenik, të cilët janë minj të prodhuar me gene njerëzore, e përkthyer ndryshe i njëjti virus si SarsCov 2.

Peter Daszak, në seancen dëgjimore në maj 2024 e pranon këtë në Senatin amerikan. Ai gjithashtu e pranon publikisht autorësine mbi projektin ‘Deffuse’, pavarësisht se nuk pranon ngjarjet e mëtejshme.

Fatmirësisht, Administrata Biden, me një urdher ekzekutiv në datë 22 maj 2024 ka ndërprerë çdo financim të EchoHealth Alliance.

Senati amerikan, pas investigimit del në konkluzionin që pandemia u shkaktua nga fakti që Daszak e bëri koronavirusin më të transmetueshëm por jo më vdekjeprurës?!

Gjithesesi, ajo çfarë dimë dhe konfirmuar është ideatori dhe projektuesi i këtij virusin që do të bëhej në mënyrë artificiale të paktën që nga viti 2018…

Sot, agjensitë shtetërore amerikane kanë vendosur të veprojnë ndaj këtij njeriu që në shtypin amerikan konsiderohet si eko-fashisti i shekullit XXI”, shkruan ndër të tjera kardiokirurgu i njohur shqiptar. /tesheshi.com/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights