“Do t’i rris pagat shumë, shumë, edhe krejt pensionet”, Bedri Hamza vjen me premtime të mëdha

“Pagat do të rriten shumë, shumë…dhe jo vetëm pagat”.

Kështu e përmblodhi kulmin e ofertës së tij zgjedhore Kryetari i Partisë Demokratike, Bedri Hamza, në eventualitetin e ardhjes së tij si kryeministër i vendit.

“Dhe jo vetëm pagat”, u shpreh Bedri Hamza në Pressint të T7, “por, edhe të gjitha llojet e pensioneve”.

“Unë premtoj që kanë m’u rrit shumë pagat. Shifrën do ta them momentim e duhur, por kanë m’u rrit shumë. Dje jo vetëm pagat; por edhe penzionet e të gjitha llojeve. Deklaroj publikisht. Edhe për penzionistët e moshës, edhe për kontributdhënës, edhe familjet e dëshmorëve, edhe invalidëve edhe veterantët, të gjithë që përfitojnë prej buxhetit”.

Duke dhënë një shikim prapa të realitetin ekonomik në vend, Hamza vështroi se “qe 10 vite nuk ka rritje të paga” ndërsa sa tha se rritja mesatare prej 5% “nuk është as indeksim e as harmonzim” i realitetit të rritjes së çmimeve dhe rëndimit të jetesës së qytetarëve të Kosovës.

“Sot me 150 euro më pak blen gjëra se sa para pesë viteve që ke ble me 100 euro. Çmimet e gjësendeve elementare, ka 40 prej 100% rritje, nëse pagat e penzionet në nivelin e njëjtë, e çmimet lartë e më lartë?”, shtoi Hamza.

Hamza i qëndroi brengës më të madhe të qytetarëve që “vlera e parave sot nuk është e njëjtë” duke e dhënë kandidaturën e vet si të një ekonomisti që synon mirëqenien finianciare qytetare.

Ndërsa për sektorin privat, tha Hamza, “do të punohet në krijimin e kushteve që ata të përfitojnë vet, por aso fitimi që reflekton në rritjen e pagave për të punësuarit”.

“Do të krijojmë fond të veçantë edhe për ato të punësuar që nëse, për shkak të falimentimetit të një ndëlrmarrje humbin vendin e punës, ata do të kompnezohen për një periudhë të caktuar kohore me një përqindje të pagës së fundit”, tha ai.

Në dyshimet e shprehura nga intervistuesi Leonard Kerquki ndaj këtij zotimi të Hamzës, ky i fundit tha se “gjithsesi që është e mundshme”.

Për ‘Darkën’ Kurti-Krasniqi

Ballafaquar me atë që po qëndron pezull në ajr dhe në diskutim si një horizont koalicioni mes PDK’së dhe VV’së, Hamza tha se “në asnjë mënyrë nuk është diskutuar”,

Madje ai provoi të tregojë peshën e vet se pa bekimin e tij koalicionet nuk janë gjë që bëjhen, sepse “unë jam kandidati konsensual”.

“Koalicioni i ardhshëm nuk mundet m’u bë pa vullnetit tem, unë jam kandidat konsensual i PDK-së…dhe pa vullnetim tim, pa vullnetin e kryetarit Krasniqi dhe sturkturat nuk mund të ketë koalicion”, tha ai.

“Ne konceptualisht jemi më të afërt me opozitën (LDK, AAK)”.

Por, edhe Hamza i rezistoi shqiptimit të “vijave të kuqe” duke thënë se “nuk është kjo në fjalorin tim”.

“Për ne konceptualisht jemi më të afërt me opozitën, nuk preferojmë – po flasim hipotetiksht – ne po punojmë shumë që sa më mirë me dalë në zgjedhje, me ekip të mirë e të dëshmuar”, tha ai.

“Nuk është në fjalorin tim që me vendos barriera, barrikada, mure të bashkëpunimit me të gjitha partitë në Kosovë. Jam i hapur me bisedu me çdo parti e politikan në Kosovë, por edhe m’e pi kafe”, tha mes tjerash Bedri Hamza i PDK-së.

Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here