Dinari serb, Osmani: Qeveria dhe aleatët tanë duhet të ulen dhe merren vesh për një plan

Presidentja Vjosa Osmani tha se problemi që lindi mes Qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve në lidhje me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës e cila e largon nga përdorimi dinarin serb në vend, është “mënyra se si u komunikua”.

Osmani tha se gjithçka që është arritur në këtë vend është rezultat i bashkëpunimit mes partnerëve ndërkombëtarë.

Ajo tha se duhet të dilet nga kjo situatë duke arritur një marrëveshje me partnerët për një plan zbatimi të rregullores së re të BQK-së.

Osmani pohoi se ka hapësirë “për t’u ulur dhe për të diskutuar mes qeverisë dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë”, për të punuar rreth kësaj çështjeje.

“Unë mendoj se është vetëm çështje komunikimi”, the presidentja në një intervistë për mediumin arab “Al Aan”.

Osmani u shpreh e sigurt se do të zgjidhet çështja e dinarit.

“Do të ishte qesharake të mos zgjidhej”, tha ajo.

Ndryshe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka thënë të enjten në një konferencë për media se padëgjueshmëria e Qeverisë në lidhje me dinarin veç sa i ka prekur raportet mes shteteve.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights