Detaje të reja për vdekjen e gardianit istogas

Ka ndërruar jetë zyrtari korrektues në burgun e Dubravës, Hasib Cakoviq.

Burime të Indeksonline-t bëjnë të ditur se Cakoviq është rrëzuar aksidentalisht nga qershia, duke humbur jetën tragjikisht. Gardiani nga Veriqi i Istogut ka lënë pas tre fëmijë.

“Me pikëllim të thellë marrëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, Hasib Cakoviq.

Cakoviqi ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në Shërbimin Korrektues të Kosovës, duke kontribuar me pasion dhe përkushtim. Humbja e tij është një humbje e madhe për të gjithë ne.

Ju lutem që në emër të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emërin tim, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në mesazhin ngushëllues të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here