Detaje: Taksisti dyshohet se e sulmoi seksualisht të miturën në Prishtinë, e puthi me zor dhe i kërkoi marrëdhënie

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Raste të tilla jo rrallëherë ndodhin në hapësira publike, kafeteri e biznese të ndryshme – siç u raportua edhe mbrëmë nga një e mitur në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, e mitura, e moshës 17-vjeçare e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer se si është sulmuar seksualisht nga një taksist.

Bazuar në informacionet e para, vajza kishte hipur në një taksi afër lokalit ‘Bubble’ në kryeqytet dhe pasi i njëjti e ka dërguar në lokacionin që vajza i kërkoi, u përball me veprimet e shëmtuara të tij.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije për Sinjalin se i dyshuari është future me veturë në garazhin e një ndërtese dhe e ka puthur me zor viktimën, e madje i ka kërkuar që të kryenin edhe marrëdhënie seksuale.

Kjo situatë e tmerrshme për të miturën e detyroi që të largohej sa më shpejt nga vetura e të dyshuarit dhe të kërkonte ndihmën e Policisë.

Si rezultat i denoncimit, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme nga ana e Policisë, por që akoma nuk është arritur që të identifikohet personi i dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetimi në drejtim të veprës penale “Sulm seksual”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here