Deputeti i VV-së kritikon Policinë: “Ka zyrtarë policorë që nuk e vendosin rripin e sigurisë, e qytetarët i dënojnë”

Deputeti i VV-së, Dimal Basha në Komisionin për Çështje të Sigurisë ka thënë se buxheti i policisë së Kosovës tani është 160 milionë euro, krahasuar me vitin 2019, që siç thotë ai ishte 100 milionë euro, ku 75 milionë prej tyre kanë shkuar për paga e mëditje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas tij paga mesatare e policisë ka qenë një mijë euro.

Por, Basha i VV-së ka pasur edhe disa kritika drejt Drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha, ku tha se ka raste kur sheh zyrtarë policor duke pirë duhan në vetura, e që sipas tij një gjë e tillë nuk është imazh i mirë për policinë.

Tutje ai tha se ka raste kur vetë zyrtarët policor nuk e kanë të vendosur rripin e sigurisë, e që siç tha ai është e vështirë që të dënohen qytetarët në të tilla raste.

“Duhet të bëjmë hala më shumë. Numrat flasin dhe janë kokëforte. Kam edhe vërejtjet e mia. Ka raste kur sheh policë duke pirë duhan në veturë, e që nuk është imazh i mirë për policinë, ka raste kur vetë ata nuk e vënë rripin e sigurisë. Është shumë e vështirë me dënu një qytetarë kur t’i vet nuk i përmbush rregullat që t’i përcakton ligji. Pastaj, e kam vërejtur një fenomen që bëjnë ndalesa të automjeteve në rreth-rrotullime, apo e në autostradë në disa vende, që kur i sheh ata krijojnë më shumë pasiguri se sa që janë duke u kujdesur për shpejtësinë aty”, tha Basha.

“Në raport po thotë që ka rritje të aksidenteve, nga 20 mijë në 23 mijë, ka ngritje të lëndimeve. Është bërë një punë e mirë për Ligji i ri për trafikun rrugor, dhe po mendoj që nëse lexoni studime në vende tjera, mbi 50% ndodhin për shkak të përdorimit të telefonit. Mirëpo, në krahasim me tiketat, nuk është në proporcion me aksidentet që ndodhin. Pothuajse çdo qytetarë është në telefon në dorë. Fokus i madh duhet me qenë, dhe me ligjin e ri dënimet janë më të rrepta”, tha në Komision deputeti i VV-së.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj tha se një gjë e tillë nuk qëndron, pasi policët nuk kanë marrë paga një mijë euro, e madje as 700 euro.

“Këto janë faktet, por ne s’po themi që të dal buxheti janë kornizave, por të bëhet rritja e jo ulja e tyre”, tha Qalaj në Komisionin për Çëshje të Sigurisë./Reporteri.net/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights