Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka publikuar të premten një letër që disa eurodeputetë të Parlamentit Evropianë ua kanë nisur drejtuesve të Qeverisë së Serbisë rreth mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, shkruan Gazeta Express.
Deputetë të Parlamentit Evropian letër Serbisë për të drejtat e shqiptarëve, Kamberi ia jep meritat Kurtit për lobim
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka publikuar të premten një letër që disa eurodeputetë të Parlamentit Evropianë ua kanë nisur drejtuesve të Qeverisë së Serbisë rreth mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, shkruan Gazeta Express.
Kamberi ka shkruar se kjo letër zyrtare është nënshkruar nga eurodeputetja Viola von Cramon, Reiner Wieland, Michael Gahler dhe Thijs Reuten dhe përmes saj kanë kërkuar që Qeveria e Serbisë të respektojë dhe implementojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara që nga Marrëveshja e Konçulit e nënshkruar në vitin 2001
Eurodeputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar që të sigurohet respektim i plotë me të gjitha marrëvehsjet dhe masat zbatuese për të adresuar shqetësimet e ngritura nga minoriteti shqiptar, fuqizimin e funksionimit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për të rritur efektivitetin e tij në adresimin e nevojave dhe ankesave të komunitetit Shqiptar dhe mundësi të barabarta dhe akses në shërbimet thelbësore, duke përfshirë arsimin, kujdesin shëndetësor dhe punësimin, për të gjithë banorët, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike.
Gjithashtu kanë këkrkuar ndërhyrje për çështjen e pasivizimit të adresave që ka çuar në uljen e ndjeshme të popullësisë shqiptare në listat zgjedhore.
Kamberi ka falendëruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zv.kryeministrin Besnik Bislimi për përkrhajen në lobimin për të drejtat e shqitparëve./GazetaExpress/