Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron pritet të vizitojë javën e ardhshme Shqipërinë. Mediat Britanike kanë zbuluar detaje nga agjenda, ku ndër të tjera bëjnë të ditur se ai do të “shpallë një program të ri për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri”.
Cameron do të njoftojë një goditje të re ndaj bandave të organizuara kriminale që qëndrojnë pas rrjeteve të kontrabandës së njerëzve, shkruan The Sun.
Tabloidi britanik shkruan më tej se gjatë udhëtimit të tij, Cameron do të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar.
Ndërkohë kryeministri britanik, Rishi Sunak po përgatitet të udhëtojë në Vjenë për bisedime mbi një goditje ndaj imigracionit të paligjshëm.