Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Medellin të Kolumbisë.
Dy grabitës kanë hyrë në një restorant dhe kanë hapur zjarr, ku si pasojë e disa të shtënave, një burrë u vra dhe dy persona u plagosën përfshirë futbollistin kolumbian Elkin Blanco.
Autorët kanë mbërritur në vendngjarje me një motor dhe janë futur në lokal me armë të ngritura. Imazhet e vëzhgimit tregojnë se si duhen vetëm disa sekonda para se të shkrehet gjuajtja e parë. Zjarri kthehet dhe shpërthen kaos.
Mi solidaridad con el joven asesinado anoche en Medellín y pronta recuperación al exjugador del Nacional Elkin Blanco que resultó herido en medio de un violento atraco. Es alarmante la inseguridad que se vive en Medellín y la ausencia de su alcalde @FicoGutierrez. pic.twitter.com/s69AFL9eIp
— Gabriel Escobar (@GabrielGEscobar) April 6, 2025
Në video shihet një burrë duke kundërsulmuar me armën e tij dhe duke përzënë një nga autorët. Njeriu në fjalë është Elkin Blanco, 35 vjeç, ish-profesionist i futbollit.
Blanco u godit gjatë të shtënave, por gazeta AS shkruan se ai ka mundur të largohet nga spitali pas disa orësh vetëm me lëndime të lehta.Në një postim në Instagram, Elkin Blanco shkruan për ngjarjen:
“Faleminderit të gjithëve për mesazhet. Jam mirë me shëndet, faleminderit Zotit dhe po shërohem në shtëpi. Shumë i pikëlluar për ndarjen nga jeta të mikut tim të ngushtë, do t’ju kujtoj gjithmonë.”
Ai ka postuar edhe një postim me një selfie ku shkruan:
“Shërim i shpejtë, u ngritët si burrë, ashtu siç bënit në mesfushë”.