23 C
Pristina
E mërkurë, 19 Qershor, 2024

Dalin detaje të reja: Kujt i raportonin të dyshuarit për spiunazh

Në një aksion të institucioneve të sigurisë së Kosovës ku janë të përfshirë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), Prokuroria Speciale dhe Policia, janë ndaluar dy persona të nacionalitet shqiptar si të dyshuar për veprën penale-spiunazhë.

Burime nga institucione të larta të sigurisë i kanë thënë RTK-së se njëri nga të ndaluarit është bashkëpunëtor i hershëm i Shërbimit Sekret Serb (BIA) që nga vitet e ’90-ta.

I njëjti, sipas këtyre burimeve kishte si detyrë të mblidhte informata dhe të trillonte me qëllim të njollosjes së imazhit të Kosovës duke ndërtuar narracione të njëjta me Serbinë edhe në kontekstin e ndryshimit të fakteve historike.

Të ndaluarit, sipas burimit, janë përcjellë me vite nga institucionet e sigurisë.

Po ashtu, ky burim bën të ditur se të ndaluarit i kanë raportuar një oficeri të shërbimit sekret serb me emrin Srgjan Rosiq, fotografinë e të cilit e ka siguruar RTK.

Kush është Srdjan Rosiq?

Srdan Rosiq gjatë viteve ’90-ta ka jetuar në Ferizaj derisa ishte i angazhuar si oficer në shërbimin sekret serb. Emri i tij është përmendur edhe në rastin e gjykimit ndaj kryekriminelit serb Slobodan Millosheviq në Tribunalin Ndërkombëtar të krimeve të luftës në Hagë.

Në transkriptin e njërës prej seancave gjyqësore të datës 22 shtator 2005, një dëshmitar i cili ishte polic i SUP-it serb (Sekretariati i Punëve të Brendshme), pyetet nëse e njeh Srdjan Rosiqin. Ai përgjigjet se Sërgjan Rosiq në atë kohë ( sq. vitet e ’80-ta dhe ’90-ta) ishte punonjës operativ në Shërbimin shtetëror të sigurisë për rajonin e Ferizaj.

Linkui seancës gjyqësore në rastin kundër Millosheviqit ku përmendet edhe Srdjan Rosiq.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights