“Çapaçuli shpifës”, Qorrolli padit për shpifje Abelard Tahirin

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli ka ushtruar padi ndaj shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Qorrolli e ka paditur për shpifje deputetin Tahiri“Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i shoqëruar nga avokati im, Genc N. Kadriu, e kam dorëzuar Padinë për Shpifje, ndaj Abelard Tahirit, shefit shpifës të grupit parlamentar të PDK-së”, ka shkruar Qorrolli.

Qorrolli e quajti Tahirin “çapaçuli shpifës”, duke thënë se ai do duhet t’i tregoj tashmë gjykatës dhe përmes saj tërë opinionit publik sesi unë jam propozuar për gjyqtar nga benjaminet e tij politik të bashkëqeverisjes “Lista Serbe”.

“I ftoj mediat që për ta kuptuar të vërtetën, ta përcjellin ditëve në vijim seancën gjyqësore me rastin e kërkesës për caktimin e masës së sigurisë për ndalimin e shpifjeve kundrejt personit tim nga një shpifës ordiner si i padituri në fjalë”, ka shkruar Qorrolli. /Telegrafi/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here