Eugen Cakolli nga KDI ka folur rreth zhvillimeve të fundit në Kuvend. Ai ka dhënë detaje rreth procedurave për konstituimin e Kuvendit.
“Çështja e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, praktikat e deritanishme përcaktojnë se në rast që subjekti i parë nuk i ka votat e mjaftueshme, apo për çfarëdo arsye tjetër, mjafton që të kërkojë kohë shtesë për konsultime politike dhe pastaj kryesuesi i seancës është i obliguar që të ndërpresë seancën dhe që një tjetër ta thërras në sot ose me së largu deri të shtunën në mesditë”, ka thënë Cakolli.
Sipas tij, nëse dështon seanca disa herë radhazi, atëherë deputetët mund ta trajtojnë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese, raporton Gazeta10.
“Specifikisht mund pafundësisht të kërkojë një pauzë nevojë për konsultë shtesë gjë që mund të ishte faktorë shtesë që të kemi probleme, nëse dështohet radhazi 3-4 herë unë jam i bindur që deputetët e Kuvendit do ta trajtojnë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese sidomos ata nga radhët e Opozitës”, tha ai