Matt Barr, një burrë britanik që besohet se ka organin gjenital më të madh në Mbretërinë e Bashkuar, ka treguar në një intervistë vitin e kaluar se kjo veçori e jashtëzakonshme e ka bërë të vështirë gjetjen e dashurisë dhe ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata. Edhe pse shumë mund ta konsiderojnë si privilegj, Barr theksoi se madhësia e tij, mbi 12 inç (rreth 30 cm), shpesh është më shumë barrë se përparësi.
Ai ishte shfaqur në emisionin televiziv This Morning, ku foli hapur për eksperiencën e tij, përcjell Korrespodenti.
“Nuk është diçka që mund ta thuash si surprizë, sepse, në përgjithësi, kjo i tremb njerëzit,” ka thënë ai.
Barr tregoi se shpesh përballet me mosbesim dhe frikë nga partneret e mundshme. Në një rast, ai rrëfeu se kishte hyrë në një marrëdhënie ku partnerja kishte një motiv të fshehtë: të bindte atë të hapte një llogari OnlyFans për të përfituar financiarisht nga madhësia e tij.
“Ishte e dhimbshme të kuptoja se nuk i interesonte për mua, por për çfarë mund të fitonte nga trupi im,” kishte deklaruar ai.
Ai shtoi se marrëdhëniet shpesh dështojnë që në fillim, sepse madhësia e tij shihet si diçka e frikshme, dhe jo si diçka normale.
Madhësia e tij nuk është pengesë vetëm në jetën sentimentale, por edhe në aktivitetet e përditshme. Barr kujtoi se ishte përjashtuar nga një klasë yoga, sepse ‘bulgu’ i tij i madh u konsiderua si “tepër seksual”, edhe pse ai kishte veshur rroba të gjera.
“Ishte sikur gjithçka të reduktohej në një pjesë të trupit tim. Ishte poshtëruese,” ishte shprehur ai.
Për ta zgjidhur këtë problem, ai ka menduar edhe për një operacion reduktues, të njohur si reduction corporoplasty, por kostoja e lartë – rreth 15 mijë paund – dhe pasiguritë për rezultatet e kanë bërë të hezitojë.
Megjithatë, Barr nuk dëshiron që kjo temë të shihet si tabu. Ai thotë se të flasësh hapur për trupin duhet të jetë po aq normale sa të flasësh për pjesë të tjera të tij.
“Nuk e shoh pse të flasësh për këtë do të ishte më e çuditshme se të flasësh për gjoksin apo ndonjë pjesë tjetër të trupit. Nuk është diçka e seksualizuar, është thjesht një fakt i jetës,” ka thënë ai. /Korrespodenti