Burrë e grua në Ferizaj arrestohen për deklarim të rrejshëm në Polici, tentuan ta fshehin rrahjen mes tyre

Burrë e grua në Ferizaj janë arrestuar nën dyshimet se kanë deklaruar rrejshëm për një incident që u raportua të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme. Ata u përfshinë në një përleshje fizike mes tyre, por tentuan ta fshehin e të mashtrojnë, duke deklaruar se gruan e kishte sulmuar një person në rrugën “Tahir Sinani”, raporton Gazeta Sinjali.

Pasi Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe janë intervistuar palët, është zbuluar se rasti nuk është siç kanë deklaruar ata.

Gjithçka ishte inskenuar prej tyre, për të fshehur përleshjen mes tyre, veprime këto që iu kushtuan me arrestim dhe ndalim policor.

“Me datën 29.10.2024 rreth orës 23:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar informatën nga Qendra Emergjente në Ferizaj se një person femër, e moshës 21 vjeçare, shtetase e huaj me vendbanim në Ferizaj është duke u trajtuar aty. Policët e rendit menjëherë kanë shkuar në këtë qendër dhe dyshohej se në rrugën ‘’Tahir Sinani’’ në Ferizaj viktima ishte sulmuar nga një person tjetër me një mjet të mprehtë ( thikë) dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Në rast janë kyçur edhe Njësia e Hetimeve, të cilët nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë nisur hetimet dhe në cilësinë e dëshimtarit kanë intervistuar edhe bashkëshortin i saj, i moshës 29 vjeçar, shtetas kosovar, i cili fillimisht kishte dhënë versionin e njëjtë të sulmit nga një person tjetër, ndërsa rasti fillimisht është cilësuar ‘’ Lëndim i lehtë trupor’’.

Në vazhdën e hetimve, ekzaminimit të vendit të ngjarjes, nga hetuesit policorë nuk është gjetur asnjë gjurmë si në raportimin e parë. Ndërsa hetuesit kanë shkuar në shtëpinë e tyre ku ishin duke banuar dhe aty kanë hasur në gjurmë gjaku dhe mjete të mprehta ( thika), me të cilat dyshohet se ishin përdorur gjatë një përleshje mes tyre dhe për këtë, i dyshuari E.B ( bashkëshorti), i cili edhe ky kishte lëndime trupore ka pranuar se kanë inskenuar rastin së bashku me bashkëshorten e tij dhe kanë deklaruar rrejshëm.

Të dyshuarit pasi kanë marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizajt dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ricilësuar rasti në : ‘’ Lëndim i lehtë trupor’’, ‘’ Dhunë në familje’’ dhe ‘’Deklarim i rremë’’ , ndërsa të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.” – ka njoftuar Polica.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here