Bllokoi për 2 vite rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë, Rama lot krokodili për komandantët e UÇK

Edi Rama është i pari kryeministër shqiptar i pas ‘90-ës që ka çuar marrëdhëniet shtetërore Shqipëri-Kosovë në pikën më të ulët të tyre, deri aty sa i ka bërë gjeste publike të ulëta kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në sy të ish-ministrit të Millosheviçit, vëllait të tij, siç e quan ai, Aleksandër Vuçiç.

Rama është kryeministri i parë që ka futur frymë përçarëse në Kosovë, përkundër kryeministrave të mëparshëm të Shqipërisë që kanë ruajtur ekuilibrat me cilindo kah politik.Edi Rama është pjesë e skemës për ndarjen e Kosovë, me projektin e famshëm të Soros.

Është gjithashtu kalorësi i Ballkanit të Hapur, projek totalisht serb dhe i dëmshëm për Kosovën.

Dhe ajo që është më kryesorja, kur shihni Edi Ramën që bën kinse i digjet barku për komandantët e UÇK-së, duhet kujtuar se ai personalisht bllokoi për 2 vite rresh një rezolutë të inicuar nga opozita në Parlamentin e Shqipërisë për cilësimin e masakrave serbe në Kosovë si gjenocid.

Dhe sot me reagimin e tij, pas protestës së opozitës së Kosovës dhe veteranëve të UÇK-së, përsëri Rama ka sulmuar indirekt Albin Kurtin dhe ka shtyrë përçarje. Duke bërë përgjegjës Parlamentin e Kosovës për mos reagim ndaj Gjykatës Speciale në Hagë.

A thua se Edi Rama nuk e di që Parlamenti i Kosovës është jo-funksional, gjë për të cilë me siguri është edhe i gëzuar.

Reagimi i plotë i Ramës

“Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, në të cilën të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë?!

Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë të vonuar, ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë, për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asnjë cënim e jo më asgjësimin e procesit të rregullt ligjor me kontributin financiar të taksapaguesve të vet.

Po, Liria ka emër dhe nuk është fajtore”

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here