18 C
Pristina
E martë, 22 Tetor, 2024

Bislimi nënvizon heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës në takimin me ambasadorin italian

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se në takim u diskutua mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për thellimin e tyre.Integrimi evropian i Kosovës ishte gjithashtu në fokus të bisedës, ku zëvendëskryeministri theksoi angazhimin e vendit në kuadër të Planit të Rritjes, si dhe rëndësinë e ecjes përpara në hapa me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Më tej, Bislimi nënvizoi dhe nevojën për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, të cilat vijojnë të jenë të padrejta e të mbeten në fuqi edhe pas konstatimit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell në raportin e tij ku rekomandon që masat duhet të hiqen.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here