Binjakët britanikë thyejnë rekordin, prezantojnë kungullin e tyre që peshon 1,198 kilogramë – për transportimin e tij përdorën kranin

Vëllezërit binjakë kanë arritur të thyejnë rekordin në Britani të Madhe për kungullin që peshon mbi një tonelatë, dhe që ishte aq i madh sa që u nevojit përdorimi i kranit për ta vendosur në peshore.

Ian dhe Stuart Paton, 63-vjeqarë, kishin kaluar tre orë në orë gjatë tre muajve për ta kultivuar kungullin që peshon 1198 kilogramë në Lymington të Hampshire.

Ata e transportuan me kujdes për katër orë e gjysmë deri në Malvern, me qëllim që ta peshojnë dhe konstatojnë se është kungulli më i rëndë në botë.

Për fat të keq rekordin botërorë nuk e thyen për faktin se një kungull vite më parë kishte peshuar 1,247 kilogramë, por atë të Britanisë së Madhe padyshim se e thyen. Kungulli i tyre kishte madhësinë dhe peshën e një veture.

Në këtë garë që është mbajtur në Britani të Madhe, kishte edhe perime tjera që ishin në garë – duke filluar nga lulelakrat e deri te qepa.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here