Berisha: Kurti është mashtrues ordiner, ka manipuluar qytetarët e Kosovës me premtime boshe

Kosova nuk ishte pjesë e agjendës takimit të ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës.

Anton Berisha, ish-zv.ministri i Jashtëm i Kosovës foli për këtë çështje si dhe për reagimin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Igli Hasani, ku ky i fundit e quajti këtë ngjarje si “ mundësi historike e humbur nga Kosova”.

Berisha e quajti kryeministrin Albin Kurti mashtrues ordiner që ka manipuluar qytetarët e Kosovës me premtime boshe. Ndër të tjera ai tha se Kurti po vepron me naivitet politik dhe se po izolon shtetin e Kosovës.

“Ajo është bërë tashmë një lloj rutine në të cilën nuk paraqesin ndonjë risi. Me rëndësi në këtë moment është ajo çka ka thënë ministri Hasani, që Kosova ka humbur një mundësi historike për t’u bërë anëtare e Këshillit të Europës dhe kjo është një ditë e rëndë për Kosovën. Kosova ka humbur atë ditë që ka zgjedhur një mashtrues ordiner për kryeministër dhe me atë masë të madhe. Është njeri me probleme të theksuara të formimit dhe normalisht jo evropian. Agjenda tij politik ka qenë me debate me partnerët evropianë deri në atë masë që presidenti i Francës se ka quajtur një partner jo i besueshëm.

Ka manipuluar qytetarët e Kosovës për ta votuar. Preferojnë izolimin e vendit si e vetmja mundësi për të udhëhequr. Kosova është përshkuar si një qeveri e korruptuar që ka goditur mediat e lira”, tha ai. /ABCnews

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here