Ish-presidenti Behgjet Pacolli ka njoftuar se është takuar me humanistin Halil Kastratin, me të cilin kanë diskutuar për gjendjen e ikonës së muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku.
Pacolli ka thënë se Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli,” janë të gatshëm për ta ndihmuar ish-këngëtaren shqiptare me banesë dhe financiarisht.
“Gjatë një takimi që patëm sot me humanistin Halil Kastrati dhe ish-konsullin e Kosovës në Kanada @ Donat Syla, ky i fundit na informoi në detaje për gjendjen e rëndë të këngëtares së famshme shqiptare, Parashqevi Simaku. Ne, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli,” shprehim gatishmërinë për të vënë në dispozicion një banesë dhe për të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për transferimin e saj në Kosovë ose Shqipëri, duke i garantuar asaj punësim adekuat ose një pension mujor. Shoqëria jonë duhet të përkujdeset për personalitetet që kanë dhënë shumë për kombin !”, thuhet në postimin e Pacollit.