Bedri Shabani akuzohet për spiunazh dhe lidhje me akuza të rreme për trafikim organesh

“Plotësisht jam i pafajshëm”.Pafajësinë e Bedri Shabanit do ta vërtetojë koha dhe Gjykata.

Deri tek kjo e vërtetë ka kohë që të arrijmë. Sa janë të bazuara akuzat e Prokurorisë do të vërtetohet, por 55 faqe aktakuzë, sa interesante janë edhe shqetësuese.Hartat që e lidhin kinse ish-spitalin ushtarak këtu në Monopollc me trafikim të organeve dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Por këto nuk janë detajet e vetme të cilat kanë dalë në publik. Aktakuza e Prokurorisë Speciale ndaj Bedri Shabanit i akuzuar për spiunazh ka sjellë ne dritë detaje të reja. Sipas aktakuzës së publikuar, Bedri Shabani akuzohet se iu ka dorëzuar informacione zyrtarëve të BIA-s edhe për emrat, identitetin, dhe historikun e infermierëve, mjekëve, anesteziologëve të cilët kishin shërbyer në spitalin ushtarak të UÇK-së këtu në fshatin Mollopolc të Shtimes.

Zori dhe nevoja janë mësuesit më të mirë, e shpesh sjellin ide e përshtatje të pazakonta.Bashkim Hiseni, me profesion infermier, ishte ndër njerëzit që ndihmoi që këto shtëpi të kthehen në spital ushtarak.

“Një shtëpi e improvizuar me doktorë shumë të zotë… të cilët kanë bërë.. edhe me lugë të kuzhinës…..”, ka thënë Hiseni.Bashkimi e kishte punën më të rrezikshme, dhe për çdo ditë përballej me vdekjen.

“Unë kam shërby si ifnermier i terrenit…”, ka shtuar shtuar Hiseni.Narracioni i rremë i fabrikuar për trafikim të organeve e ka tronditur infermierin e luftës.

“E tmerrshme si ndjenjë, e kemi pritur…”, thekson ish-ushtari i UÇK-së.Pos dëshmitarëve të gjallë, në spitalin kryesor në Ferizaj, ekzistojnë dëshmitë e një të vërtete të pamohueshme.

“Aparat bazik i anestezionit por që ka shërbyer vetëm për ofrimin e oksigjenit, edhe kjo është një pajisje që ushtarët e UÇK-së të cilët kanë qenë në terren, kanë marrë në mënyrë mekanike oksigjen, dhe larigoskopi ose një pajisje për intubuimin e pacientëve. Këto janë disa nga pajisjet bazike, të cilat janë përdorur nga mjekët në spitalin ushtarak në Mollopolc të cilët ofruan ndihmë për ish-ushtarët e UÇK-së por edhe për civilët të cilët kryen në atë vend edhe kontrolle me raste lindje.”Këto pajisje për disa muaj i ka mbajtur në duar mjeku i luftës, Nehat Baftiu.

Anesteziologu që iu bashkua luftës për idealin e lirisë, ka çka rrëfen nga ajo kohë.Të plagosur, të gjakosur, të gjymtuar, pa vetëdije, pa kushte, pa asgjë, vetëm për idealin e lirisë.

“Pasi pajisjet me një sallë operative me shtretë dhe me aparaturën,… kemi punu në kushte të vëshitra ishim në shërbim”, ka thënë Baftiu.Pra gjendja ishte kjo. Në shtratin e operimit shtrihej i plagosuri për të cilin mjeku nuk e dinte se si e ka gjendjen, por rrethanat nuk pyesnin.

“Në spitalin e Ferizajt ka mungu laboratori, edhe kanë mungu kushtet elementare, të gjitha kanë hy pa anzalië…. Kemi punu shumë, me dhjetëra kemi pasur… përpos atyne që kanë radhr në spital janë gjallë dhe jetojnë”, ka shtuar Baftiu.Edhe Baftiun e kanë tronditur planet për ta njollosur këtë pjesë të historisë.

“Kjo është qesharake ne transplant të veshkëve nuk kemi bo as në QKUK, nuk kishim ekipe….”, ka theksuar ish-mjeku i luftës.Paslufta solli lloj-lloj njerëzish përmes misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

Dhe nganjëherë kur kupton një pretendim ndaj teje, shpesh të ndërlidhen ngjarjet e bisedat, dhe kjo i ndodhi anesteziologut, Nehat Baftiu kur dëgjoi për planet e pretenduara të Bedri Shabanit për trafikim të organeve.“Te ne pas luftës, rregullisht kemi pasur ekspert të huaj, që na kanë shoqëruar në sallë të operacionti dhe cdoinformatë e kanë pasur…..”, ka shtuar Baftiu.

Rrota e historisë u kthye edhe në kokën e infermierit të luftës. Veçse ky nuk kishte përvojë me ndonjë pjesëtar të UNMIK-ut, por me një kolonel amerikan.“Ju kemi dërgu e tregu…. nga kundëvështrimi i sotëm, artikulli është profesional”, ka thënë Hiseni.

Koloneli dhe mjeku Edëin Moore sigurisht nuk kishte qëllime të këqija, dhe këtë e dëshmon në shkrimin të cilin e ka siguruar TV Dukagjini.Koloneli amerikan spitalin e përshkruan ashtu siç ishte në realitet. Me kushte të improvizuara, në objekte të zakonshme shtëpiake.

“Pajisjet bazë kirurgjikale nuk ishin të disponueshme, kështu që mjekët u detyruan të kërkonin artikuj të disponueshëm për modifikim. Për të improvizuar një dritë kirurgjikale, një llambë e skenës së teatrit u modifikua për të përmbushur nevojat e tyre.”, kështu thotë në një pjesë të hulumtimit.Amerikani flet edhe për mungesën e furnizimit me pajisje, rrëfen për mungesë të gjeneratorit, të pajisjeve të sterilizimit, dritave kirurgjikale e çka jo tjetër.

Shkrimin e kishte titulluar “Shpella e plagëve shëruese”.E kishte fjalën për një vend pak kilometra tutje. Aty ku të plagosurit, stafi dhe ushtarët e UÇK-së u detyruan të shkojnë më 5 maj 1999.

Ofensiva e forcave serbe, gllabëronte çkado që gjente para vetes.“Pas pak kohe kemi qëndru me të plagosurit tonë edhe ne kemi vendosur që të hyjmë në shpellën e topillës. aty i kemi kalu 3-4 netë….”, ka thënë Bashkim Hiseni.

Edhe moti ishte kthyer në kundërshtar të palës që ishte shumë më dobët, por kishte një ideal.Bashkim Hiseni është ndër njerëzit që më me fisnikëri i ka shërbyer këtij misioni.

“Nga kjo pjesë mund të ndalemi e shohim hyrjen e shpellës, të plagosurit nëse nuk e harroj ka qenë një plak, i cili bashkë me shumë banorë e kanë ndihmu bartjejen edhe me të plagosur”, ka treguar Hiseni, ish-ushtari i UÇK-së.Infermierë, mjekë, të plagosur, ushtarë me armë, civilë të plagosur e të pastrehë, të gjithë u nisën kah gryka e malit. Të rrethuar, pa asgjë, nën mëshirën e Zotit. Copëza rrëfimesh të një historie e cila sa herë që përsëritet e flitet bëhet më e pastër. Jo se ka diçka të shtohet, por kështu i shpëton njollosjes.

7 maj 1999 në shpellë ku e bëmë natën e parë, ishte vërtetë nata e ftohtë përkundër që jemi në muajin maj. Në hyrje të shpellës e ndezën në zjarr dhe u grumbulluam rreth tij… “Jeta e mund vdekjen”, ditar lufte nga Bashkim Hiseni, infermieri dhe ish-ushtari i UÇK-së i cili na rrëfeu në veturë gjatë rrugës. 17 mars 2024, Bedri Shabani, i akuzuar tashmë nga Prokuroria Speciale për spiunazh i shkruan një letër, një email, Kryeprokurores së Prokurorisë Speciale, Kimberly West, dhe i thotë që të mos ndalet duke hetuar për pretendimet e tij për, kinse transplantim të organeve në spitalin ushtarak në Mollopolc të Shtimes dhe jo vetëm. Pra janë dy realitete, realiteti për pretendime të rrejshme, dhe realiteti prapa meje. Atje lartë është një shpellë në të cilën ish-ushtarët e UÇK-së gjetën strehim. Pra në një shpellë, ku 60-70 ose më shumë të plagosur që gjetën strehim për disa ditë, pa ushqim, pa dritë, pa ngrohje, pa ujë, pa asgjë, ky ishte realiteti i një spitali të cilin dikush kishte në plan që ta ndytë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here