Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratikte të Kosovës, Shkëmb Manaj, ka reagur pas zhvillimeve të fundit në parti.
Në një paraqitje televizive të premten, Manaj tha se delegatët apo anëtarët e LDK-së që nuk e konsiderojnë veten pjesë të vizionit të ri të partisë më mirë të largohen.
“Nëse nuk e konsiderojnë veten pjesë të këtij vizioni, më mirë ta lënë të qetë LDK-në”, ka thënë Manaj në Kanal 10.
Sipas tij, LDK-ja është e gatshme të japë kontributin e saj për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës mbajti mbrëmë Kuvendin e jashtëzakonshëm, ku Abdixhiku u konfirmua ai kryetar.
Ai fitoi me një siferencë të vogël të votave.
