Blerim Canaj: Fitorja e Abdixhikut mund të shënojë fillimin e fundit të LDK-së

Analisti Blerim Canaj ka reaguar pas votëbesimit që i dha një mandat të ri Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së, duke vlerësuar se ky zhvillim mund të shënojë “fillimin e fundit” të partisë si një alternativë e madhe politike.

Sipas Canajt, mbështetja më e zëshme për Abdixhikun erdhi nga militantë dhe simpatizantë të Vetëvendosjes, ndaj ai e cilësoi rezultatin më shumë si “një fitore të Vetëvendosjes brenda LDK-së” sesa të vetë LDK-së.

Ai shtoi se, nëse partia nuk reflekton thellë, rrezikon të mbetet e njohur vetëm për rolin e saj historik, e jo për ndikimin në të ardhmen politike të vendit.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME