BE: Ura e Ibrit hapet vetëm me marrëveshje dypalëshe në Bruksel

Bashkimi Evropian porositi se çështja e hapjes së urës mbi lumin Ibër duhet të trajtohet në kuadër të dialogut të Brukselit.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka komentuar se Brukseli ka parë mjaft kriza e njëkohësisht, sipas tij, shumë pak zgjidhje dhe hapa që çojnë drejt depërshkllëzimit.

“Hapja e urës në Mitrovicë është në fakt objekt i dy marrëveshjeve në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE: nga viti 2015 dhe viti 2016. Dhe pavarësisht përpjekjeve të Bashkimit Evropian si lehtësues, kjo urë mbetet e mbyllur për qarkullim. Dhe meqenëse kjo është një çështje që i përket dialogut të lehtësuar nga BE-ja, negociatat dhe çdo vendim që lidhet me urën duhet të diskutohet dhe merret në dialog dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve zyrtarë të të dyja palëve: Kosovës dhe Serbisë. Kjo është shumë e qartë”, deklaroi zëdhënësi i BE-së, raporton RTK.

Peter Stano në këtë rrafsh përsëriti porosinë e rregullt, së është e domosdoshme që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Gjithnjë sipas tij, secila krizë e re që paraqitet, e shmang vëmendjen nga domosdoshmëria e zbatimit të marrëveshjes kryesore.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights