Bajrami: Prap votoj kundër, dështuan të sjellin investime po tentojnë të sjellin të burgosur

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se do të votojë prapë kundër Marrëveshjes Ndërkombëtare për dhenien në shfrytëzim Danimarkës qendrën e paraburgimit në Gjilan.

Ajo shkroi në Facebook se miratimi i kësaj marrëveshjeje është “gabim dhe nuk duhet ta bëjmë Kosovën vend për të sjellë të burgosur”.

”Unë kam votuar kundër javën e kaluar do të votoj prapë kundër. Miratimi i kësaj marrëveshje është gabim dhe nuk duhet të bëjmë Kosovën vend për të sjellë të burgosur. Kosova duhet të krijojë kushte për investime të huaja. Dështuan të sjellin investime, po tentojnë të sjellin të burgosur.” ka shkruar deputetja.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here