Bajra: Fëmijët po lëndojnë vetën në rrjetet sociale shkaku i mungesës së vëmendjes së prindërve

Eksperti i rrjeteve sociale, Diamant Bajra ka folur rreth rrezikut që po i kanoset fëmijëve, përmes rrjetit social, TikTok.

Ai thotë se përmes disa sfidave që po bëhen virale, ata po rrezikojnë jetën e tyre, njofton Klankosova.tv.

“Janë raste të rralla që kanë ndodhur, por shumë mirë që është alarmuar dhe janë marr masa, sepse ne që jemi pjesë e rrjeteve sociale e vërejmë që ka sfida të ndryshme, me të cilat përfshihen përdoruesit e sidomos fëmijët, duke e vendosur dhe vet jetën e tyre në rrezik”, tha Bajra në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Po flasim për një rast të tillë që ka qenë edhe më herët, si ai i ‘Balenës Blu’, pra është e ngjashme me atë që ka ndodhur vite më parë”.

Po ashtu, eksperti shton se ky fenomen po vjen si pasojë e moskujdesit adekuat të prindërve ndaj fëmijëve, e që këta të fundit kërkojnë vëmendjen e dëshiruar diku tjetër.

“Në mosmbikëqyerjen e fëmijëve nga ana e prindërve sidomos, duke qenë ata të lirë dhe duke vuajtur për vëmendje në këtë rast nga prindërit e tyre, ata po e gjejnë vëmendjen përmes këtyre aktiviteteve që po i ndërmarrin, e që po rrezikojnë jetën e tyre”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights