Babii Granit Plavës mes lotëve ka folur pas arestimit të djalit të tij si i dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt me 29 nëntor, shkruan periskopi.
Ai gjatënjë interviste për Indeks Online ka thënë se Graniti jetonte me gruan e tij dhe fëmijër, por nuk e beson ende se djali i tij e ka kryer këtë vepër.
Tutje ai shton se gruaja e Granitit është e tronditur pas kësaj ngjarje.
“Gruaja nuk po mundet me besu është e troditur. Krejt çka dijmë është vec përmes mediave. Jo nuk kam shku me taku Granitin dhe njëherë nuk do të shkoj, du mu qetësu nuk jam në gjendje me taku njëherë”, tha ai.
“Familjes së Liridones I shprehi shumë ngushëllime dhe besni unë jam me ta. Nuk kam fjalë me përshkru ma”, shtoi ai.