Avokati zbulon fakte tronditëse, tregon se çfarë ka mundur ta shtyjë Naim Murselin të vras gruan e tij Liridonën

Avokati Skender Musa thotë se vrasja e Liridona Ademajt mund të jetë e lidhur me ndonjë vepër tjetër penale të kryesit, për të cilën bashkëshortja e tij ka mundur me qenë në dijeni.

“Vrasjet kur ndodhin te anëtarët e familjes ndodhin edhe për shkak të rrethanave tjera. Në këtë rast unë them se mund të jetë edhe fshehja e ndonjë vepre tjetër, por pavarësisht motivit. Mund të jetë vrasja për shkak të kryerjes së ndonjë vepre tjetër që bashkëshortja mund të jetë në dijeni. Mirëpo, për këtë vepër penale, nuk është e rëndësishme motivi se çfarë ka dashur të fshehë në vrasje, por pasoja që është shkaktuar. Vepra penale është zbuluar, janë zbuluar kryesit e veprës penale, është zbuluar pasoja, është zbuluar vendi ku kanë qëndruar për darkë, janë zbuluar personat që kanë pritur në parking. Ka pasur kamera edhe ku kanë shkuar të vendi i kryerjes së krimit me përjashtim të një hapësire ku janë ndaluar”, tha Musa në emisionin Kojshia Show.

Ai thotë se në këtë vrasje, tradhtia bashkëshortore është e përjashtuar.

“Zakonisht vrasjet mes bashkëshortëve lidhjen me shumë elemente, lidhen edhe me elementet e tradhtive bashkëshortore. Ky element është përjashtuar pasi që zakonisht vrasjet ndodhin në afekt, aty për aty dhe jo të udhëtohet nga Suedia në Kosovë dhe prej Gjakove të dalin të drekojnë në Prishtinë, të vizitojnë vendin ku e kanë blerë shtëpinë e përbashkët dhe jo është përjashtuar”, tha avokati Musa.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here