Avokati i njohur Tomë Gashi ka reaguar në lidhje me teoritë e fundit që po qarkullojnë në media rreth shkaqeve të vrasjes së Liridona Ademajt.
Gashi në reagimin e tij i quan “ekspertë” kujdestarë të motiveve teksa thotë se motivi i vërtetë i vrasjes së Liridonës nuk do të dihet kurrë. Kjo sepse Naim Murseli e organizoi vrasjen në mënyrë të tillë, që motivet e vërteta të mos merren vesh kurrë.
Postimi i tij i plotë:
Keshille per “expertet“ kujdestare te motiveve:
– Motivi i vrasjes se Liridona Ademaj kurre nuk do te dihet. Hamendesime edhe mund te keni, por motivin e vertete kurre nuk do ta dini!
– Naim Murseli e organizoi vrasjen e Lirdones ne ate menyre qe mos te dihet motivi kurre.
Po ju “experta”, si po e dini motivin?
Jua ka thene kete Naimi apo si?