NATO falënderon Italinë: Kosova dhe Fronti Jugor në fokus të mbrojtjes evropiane

Ministri Guido Crosetto u takua me Gjeneralin e Forcave Ajrore Amerikane Alexus G. Grynkeëich, Komandant Suprem i Forcave Aleate për Evropën, i cili falënderoi Italinë për kapacitetet e vëna në dispozicion të Aleancës.

Në njoftim thuhet se takimi u përqendrua në kontinentin evropian dhe operacionet dhe aktivitetet kryesore të NATO-s, me referencë të veçantë në Kosovë dhe Frontin Jugor.

“Fokusi ishte gjithashtu në forcimin e mbrojtjes kontinentale, përtej perimetrit të 27 shteteve të BE-së, si shtylla evropiane e Aleancës”, thuhet në njoftim.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME