Avionët rus hynë për herë të tretë në zonën ajrore të Seulit

Koreja e Jugut thirri të enjten të dërguarin rus, për të shprehur protestën e saj për fluturimet e avionëve ushtarakë.Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut vuri në dukje se kjo ishte hera e tetë që nga 11 marsi, që avionët rusë hynë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Seulit (ADIZ), raportoi Yonhap Neës me bazë në Seul, duke cituar ministrinë.

Ministria thirri kolonelin Nikolai Marchenko, një atashe ushtarak në ambasadën ruse në kryeqytetin Seul, për të protestuar kundër masës dhe për të kërkuar që të mos përsëritet.Disa avionë luftarakë rusë kaluan në zonën mbi Detin Lindor më herët të enjten.

Avionët fluturuan deri në 20 kilometra (12.4 milje) në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut, pa përgjigje ndaj përpjekjeve të komunikimit.Seuli dërgoi avionët e tij luftarakë në përgjigje, tha ministria.

Të shtunën, disa avionë luftarakë rusë kaluan në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Koresë së Jugut (ADIZ) në Detin Lindor gjatë stërvitjes ushtarake.

Një ADIZ është një zonë e caktuar e hapësirës ajrore ndërkombëtare që shtrihet përtej kufijve sovranë të një vendi, ku kërkohet identifikimi i avionit për qëllime të sigurisë kombëtare.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here