22.8 C
Pristina
E diel, 7 Korrik, 2024

Arrestohet ish ministri i Shëndetësisë në Shqipëri, Ilir Beqaj

Arrestohet ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në pranga kanë rënë dhe dy persona të tjerë. Arrestimi është kryer nga policia e Tiranës.

Ish ministri po hetohet nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje” për ‘shpërdorim detyre’ lidhur me kontratën koncensionare të sterilizimit në kundërshtim me ligjin.

Më 18 mars 2024, SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve për koncesionin e sterilizimit, ndërsa iu komunikoi akuzat 8 personave të tjerë të përfshirë, mes tyre zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, në paraburgim.

SPAK akuzon për shkelje në procesin e koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights