Alivanoset dhe vdes një grua te barakat në oborr të QKUK-së

Në njërën nga barakat që ndodhen brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, të martën në mbrëmje u gjet pa shenja jete një grua. Për këtë rast të rëndë tashmë kanë nisur hetimet, ndërsa akoma s’dihet shkaktari i vdekjes, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për 44-vjeçaren Zahide Deva.

Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes e më pas trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML.

Sipas informacioneve të para, bashkëshorti i saj ka deklaruar para hetuesve policorë se e ndjera ka pasur probleme shëndetësore dhe në momentin kritik fillimisht është alivanosur dhe ka vdekur.

Në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme nga ekipet përkatëse të Policisë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim dhe është urdhëruar ndërmarrja e veprimeve për zbardhjen e rastit.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here