Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje edhe me kryetarin e Istogut, Ilir Ferati për “banim të përballueshëm”.
“Banimi i përballueshëm edhe në Istog. Pas nënshkrimit të marrëveshjeve për banimin e përballueshëm me komunat e Gjilanit, Podujevës, Pejës dhe Kamenicës, sot kemi arritur të nënshkruajmë gjithashtu marrëveshjen me komunën e Istogut”, shkroi Aliu në një postim në Facebook.
Ai tha se qëllimi është përmbushja nevoje urgjente.
“Qëllimi ynë është të përmbushim një nga nevojat më urgjente të qytetarëve tanë: sigurimin e banimit të përballueshëm në të gjitha komunat”, shkroi ai.