Kryeministri në detyrë, Albin Kurti u ka dërguar ftesë për takim këtë të martë liderëve të partive politike, para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, të caktuar për 6 gusht.
Aleanca e ka refuzuar ftesën e Kurtit për takim.
Kryetari i partisë, Ardian Gjini, ia ka kthyer letrën liderit të VV’së, Albin Kurti, duke ia bërë me dije se nuk janë të interesuar të jenë pjesë e Qeverisë, por për themelimin e institucioneve kanë vendosur gjashtë pika që sipas tyre janë jetike për Kosovën. E që për kët, nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga VV’ja.

